Take a fresh look at your lifestyle.

Hoti: Kadri Veseli njifet vetëm si udhëheqës i SHIK-ut, sepse PDK e kontrollon Thaçi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër PDK-në.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka kritikuar Kadri Veselin dhe PDK-në, në një debat televiziv në KTV.

Hoti tha se PDK nuk mund të qeveris, sepse është një subjekt që nuk ka kryetar, ose më sakt Kadri Veseli nuk e kontrollon PDK-në, sepse PDK-në e kontrollon Hashim Thaçi.

Hoti shtoj se: “Kadri Veseli njifet vetëm si udhëheqës i SHIK-ut, dhe si një njëri që e ka degraduar kuvendin e Republikës së Kosovës.”

Hoti më pas tha se Vjosa Osmani dhe ekipi i saj nuk diskutohet se do t’i fitoj zgjedhjet, duke thënë se ne nuk udhëheqemi si PDK që udhëheqet organizatat jo-institucionale.

/GazetaPremium