Take a fresh look at your lifestyle.

Arsenal fiton 0-3 ndaj Frankfurt-it në Europa Ligë

Arsenali ka triumfuar në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit F, ku ka mposhtur Frankfurtin me rezultat bindës 0-3.

Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuar tre gola.

Fillimisht në pjesën e parë realizoi talenti Willock në minutën e 38-të pas një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Me epërsinë minimale të Topçinjve 0-1 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Frankfurt tentoi të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, duke e rrezikuar disa herë portën e Topçinjve.

Por vendasit në minutën e 79-të mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi u përjashtua Kohr.

Epërsinë numerike e shfrytëzoi Arsenali që shënoi edhe dy gola të tjerë me talentin Saka dhe Aubameyangin për 0-3.

Kësisoj pas ndeshjes së parë në Grupin F, Arsenali zë pozitën e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Standard Liege që mposhti Vittoria Guimaresin. 

/GazetaPremium