Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani: Kur unë them kurrë me PDK-në, mbetet kurrë me PDK-në

Duke i komentuar akuzat e disa oponentëve politikë se pas fitores në zgjedhje, LDK-ja do të shkojë në koalicion me PDK-në, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e njohin konsistencën e saj politike dhe kur ajo thotë “kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë”.

“Unë dua t’ju siguroj edhe një herë qytetarë të Prishtinës, për një gjë. Kurrë nuk e kam keqpërdor votën dhe besimin tuaj. Një parti po del derë më derë dhe po dezinformon, se kinse LDK po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar racional i Prishtinës dhe gjithë Kosovës e dinë që kjo është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani, gjatë një takimi me qytetarët e Degës së II-të të LDK-së në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se ata që po e helmojnë popullin e Kosovës me gënjeshtra, e shpifje të tilla, ata janë të njëjtit që nga studiot televizive po thonë se po shpresojmë që disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së do t’ju bashkohen atyre për ta krijuar Qeverinë.

“Ata vetë i kanë sytë kah PDK-ja, e LDK-ja kurrë nuk do t’i ketë sytë kah ata”, është shprehur e bindur Osmani.

/GazetaPremium