Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: LDK mori besimin nga Mitrovica për të qeverisur ndershmërisht

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi ka potencuar se LDK morri besimin e qytetarëve të Mitrovicës që të qeverisë ndershmërisht.

Sekretari Organizativ i LDK-së Arban Abrashi ka potencuar se LDK sot në Mitrovicë ka marrur mbështetjen për të qeverisur mirë dhe ndershmërisht, ai potencoi se për atë dhe LDK-në qeverisja e mirë për nxënsin, studentin, por edhe për rininë në përgjithësi është një detyrim.

Tutje Abrashi i cili edhe pritet të marrë një numer të lartë të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, ka potencuar se LDK do të jetë mjaft e kujdeshme në zhvillimin dhe avansimin e rinisë, për këtë arsye sipas Abrashit, Kryeministrja në ardhje Vjosa Osmani do ta ketë prioritet çështjet që kanë të bëjnë me rininë e sidomos zhvillimin e arsimit, element ky i cili ndikon në formë direkte në prosperitetin e rinisë tonë.

Abrashi në Mitrovicë

Këtu gjeni edhe shkrimin e plotë të Arban Abrash-it

“Nga Mitrovica LDK mori besimin për të qeverisur mirë dhe me ndershmëri, për minatorin, studentin, mjekun, nxënësin, bujkun.”
#ArbanAbrashi13#VjosaKryeministre#LDK134

/GazetaPremium