Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: Lipjani tregoi se kush është fituesi i 6 tetorit

Sekretari organizativ i LDK-së Arban Abrashi e cilësoi si tregues të fitores së LDK-së, tubimin që ky subjekt politik e mbajti në qytetin e Lipjanit.

Arban Abrashi, Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket të jetë i bindur në fitoren e subjektit të tij politik LDK-së, kjo pasi z. Abrashi e ka cilësuar si tregues të fitores së LDK-së tubimin që ky subjekt e mbajti sot në Lipjan.

Tutje Abrashi shtoi se LDK ka besim më të madh të qytetarëve të Kosovës, për të vazhduar me punët e mira të saj në qeverisjen e ardhshme, njësoj siç kishte bërë qeverisja Mustafa.

/GazetaPremium