Take a fresh look at your lifestyle.

Degradimi i Shpend Ahmetit, Nga 75 mijë vota bie në 2 mijë vota

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka degraduar shumë në mbështetjen qytetare.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka dalur dëshpërimisht keq në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit. Ai nga një përsonalitet i dashtun dhe i votuar në Kosovë e sidomos në Prishtinë, në zgjedhjet e fundit ka dalur i humbur bashkë me subjektin e tij PSD.

Ahmeti, i cili rezultatet e dobëta në zgjedhje realisht i kishte filluar qysh në garen e Prishtinës në vitin 2017, kur kishte fituar me një rezultat final mjaft diskutabil ndaj kandidatit të LDK-së Arban Abrashi, duket se nuk është këndellur fare. Kjo pasi ai në zgjedhjet e fundit ka dalur me vetëm 2000 (mijë) vota, kurse kur kishte garuar në kuader të Vetvendosjes kishte marrur plotë 75000 (mijë) vota.

/GazetaPremium