Take a fresh look at your lifestyle.

Juventus mjaftohet me barazim

Juventusi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Lecce në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Ekipi i Maurizio Sarrit nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar ndaj Lecces dhe ka marrë një pikë nga ky udhëtim, duke quar në dy numrin e barazimeve këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë të Bianconerëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol, por që nuk u pranua nga gjyqtarët.

Goli i anuluar nga VAR-i në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të, ku Gonazalo Higuain shënoi pas asistimit të Alex Sandro.

Të parët në epërsi kaluan Bianconerët me anë të Paulo Dybala (50′), ndërsa Lecce barazoi 1-1 me Marco Mancosu (56′).

Festa e Dybalas (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa gjysmë raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi 1-1.

Pas këtij barazimi, Juve ka 23 pikë në vendin e parë apo dy më shumë se Interi i dyti me një ndeshje më pak, teksa Lecce renditet e 16-ta me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret Genoan, ndërsa Lecce udhëton te Sampdoria.