Take a fresh look at your lifestyle.

Përfundon numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e partive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar të gjitha votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Në bazë të rezultateve zyrtare të KQZ-së, pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 7,152 vota, kurse PDK ka marrë 5,330 vota, ndërsa LDK ka grumbulluar 4,892 vota, transmeton Telegrafi.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë  3,190 vota, ndërsa, koalicioni NISMA-AKR-PD ka gjithsej 1,401 vota.

Sot do të rinumërohen katër vendvotimet për të cilat vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

E gjithë kjo e çon drejt fundit procesin e numërimit dhe rinumërimit të votave, proces ky i cili ka zgjatur më shumë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Kjo për shkak të dyshimeve për manipulime të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet.Lexo po ashtu:

Votat që iu shtuan partive politike pas numërimit të afro 20 mijë votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

Ndërsa, Gjykata Supreme të premten  ka miratuar ankesën e LVV-së për numërimin e 4 mijë e 639 votave të ardhura nga diaspora të pranuara në KQZ nga data 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019.

Rezultatet

/GazetaPremium