Take a fresh look at your lifestyle.

Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, era e tymit ndjehet edhe në Pejë

Nga mbrëmja e së premtes zjarret kanë përfshirë masivet pyjore në fshatin Stankaj të Rugovës.

Ekipet e ‘RADIO 1’, nga vendi i ngjarjes, tregojnë se zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogës.

Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate, por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.

Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë, njofton Telegrafi.com

Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. /Radio1/

/

/GazetaPremium