Take a fresh look at your lifestyle.

17 vite nga vrasja e veprimtarit të LDK-së Ukë Bytyqi

Sot me datën 27.10.2019 bëhen 17 vite nga vrasja e Ukë Bytyqit, vrasje e cila shokoi të gjithë opinionin dhe qytetin e Suharekës në veçanti.

Në 17-vjetorin e vrasjes së tij, atë e kanë përkujtuar familjarët, kolegët dhe gjithë qytetarët e Suharekës, duke kujtuar Kryetarin e tyre si një njëri të guximshë dhe bëmirës si para apo gjatë luftës, poashtu edhe pas saj.

Ukë Bytyqi, ishte vrarë një ditë pas ai si prijës i LDK-së në këtë Komunë, i priu fitores së tij dhe të LDK-së në Suharekë në zgjedhjet lokale të vitit 2002.

Kujtojmë që vrasja e Ukë Bytyqit konsiderohet si vrasje e qartë me motive politike, njësoj siç konsiderohen edhe vrasjet e tjera të anëtarëve të LDK-së të cilët janë vrarë ose gjatë viteve të luftës, ose menjëherë pas luftes, për të cilët ende drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare hesht, gjersa vrasësit janë dikun në mesin tonë.

/GazetaPremium