Take a fresh look at your lifestyle.

Astrit Haraqija del me një analizë për qeverisjen e Albin Kurti, thotë e është kopje e këtij politikani të PDK’së

Ish – ministri i Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Astrit Haraqija e ka analizuar “Qeverinë Kurti”.

Ai ka theksuar se nuk pret shumë nga Kurti. Sipas tij, Lideri i VV-së nuk do të ketë sukses, sepse do të jetë kopje e siç tha ai mësuesve të tij, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Çka mendoj për Albin Kurtin dihet botërisht. Unë i respektoj votuesit e Vetëvendosjes, se janë 200,000”, tha Haraqija. Një nga ish- bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës, ka theksuar se nuk pret shumë nga Kurti, nëse ai bëhet kryeministër.
“Nuk pres asgjë nga Kurti. S’ke çka pret nga kopja. Kopja zakonisht është dështim. Ai mundohet t’i imitoj mësuesit e tij: Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Plus ka dëshirë t’i ngjajë Ramush Haradinajt për forcë”, tha Haraqija. Sipas tij, kopja zakonisht dështon. “Kurrë pionirin mos e bëjë marshall se kujton qe është lehtë e bie në gropë. Shyqyr që jeta është me gjatë se nje mandat. Kali i bardhë po të pret, por amanet po ia la si plak i ri, ‘kur zbret prej kalit mos harro me ecë”, tha Haraqija.

Ndryshe, Haraqija në vazhdimësi e kishte akuzuar Vetëvendosjen se është krijuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.