Take a fresh look at your lifestyle.

Vidhet shtëpia e policit të vrarë Izet Demaj, Policia jep detaje

Shtëpia e heroit Izet Demajt, policit i cili u vra rreth një vit më parë gjatë një grabitjeje në bankë, është vjedhur nga hajnat të shtunën që kaloi.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Xhevat Ibraj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Të shtunën e javës që shkoi janë vjedhur dy shtëpitë në fshatin Vrellë të Istogut, e njëra nga shtëpitë është shtëpia heroit Izet Demajt, vepër penale kjo që cilësohet si “vjedhje e rëndë”. Policia ende nuk i ka identifikuar hajnat, megjithatë hetimet po vazhdojnë”, ka konfirmuar Ibraj.

Tutje, Ibraj tha se ende nuk dihet se sa është vlera e dëmit.

Polici nga Vrella e Istogut, Izet Demaj, u vra afër një vit më parë nga Kamer Metaj, në përpjekje për të parandaluar një vjedhje që po ndodhte në nje bankë në qytetin e Istogut.

/GazetaPremium