Take a fresh look at your lifestyle.

Abdixhiku dhe Beqiri nuk dallojnë shumë, që të dy dyshohet se vodhën votat e bashkëpartiakëve

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Ismet Beqiri po dyshohet se kanë manipuluar me vota në zgjedhjet e 6 tetorit.

Rinumërimi i në disa qendra të votimit ia ka zbritur votat të dy deputetëve në fjalë, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar dokumentet që dëshmojnë zvogëlimin e votave për Abdixhikun dhe Beqirin.

Në qendrën e votimit 1922e/03R, Lumir Abdixhiku kishte 73 vota, me tu rinumëruar votat atij i mbesin 60.

Në qendrën e votimit 1926e-03R, Lumir Abdixhiku kishte 49 vota, rinumërimi ia lë vetë, 40 vota, njofton lajmi.net

Në qendrën e votimit 1934e-01R, Ismet Beqiri kishte marrë 78 vota, rinumërimi ja heq gjysmën prëj tyre duke e zbritur numrin në 39.

Burimet e lajmi.net brenda LDK-së thonë, se ankesat kundrejt deputeteve për Abdixhikun dhe Beqirin kanë shkuar te kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pasi të lartpërmendurit dyshohet se kanë arritur marrëveshje me komisioner për t’ua rritur votat. 

Kujtojmë se gjatë zegjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, disa kandidat të rëndësishëm brenda LDK-së por edhe në disa parti të tjera, kanë shfaqur dyshimin se votat e tyre janë manipuluar në ditën e zgjedhjeve gjatë procesit të numrimit.

/GazetaPremium