Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: LDK përmes diasporës do t’i sjell Kosovës zhvillimin e rëndësishëm ekonomik

Sekretari Organizativ i LDK-së z. Arban Abrashi ka paralajmruar zhvillim të madh ekonomik me ardhjen e LDK-së në qeveri.

Sekretari Organizativ i LDK-së Arban Abrashi po gjendet me një vizitë në Gjermani, ku po takon strukturat e partisë së tij në këtë shtet të rëndënsishëm europian.

Abrashi përmes llogarisë së tij ka njoftuar se LDK në diasporë po ri-strukturohet dhe po shtrihet në tërë teritorin e këtij shteti. Abrashi ka njoftuar se strukturat e LDK-së në diasporë do i ndihmojnë shumë zhvillimit ekonomik të Kosovës duke sjellur në vend investime të rëndësishme.

Këtu keni postimin e plotë të z. Arban Abrashi.

“Bashkë me Kryetarin Haki Rugova, sot përcjellëm punimet e degës së LDK-së në Gjermani.

Diskutuam rreth procesit zgjedhor, rolin e diasporës, organizimin dhe themelimin e nëndegëve të reja dhe përgatitjet për organizimin e Akademisë përkujtimore për Presidentin Rugova.

Në ketë mbledhje u mirëprit themelimi i nëndegës së re në Bavari, me Kryetar Rexhep Nikçi – nëndega Oberbajern, i cili së bashku me Kryetarët, z. Isuf Qetaj – nëndega e Minhenit, dhe z. Musa Hamzaj – nëndega Shtamberg, do të punojnë drejt masovizimit dhe fuqizimit të LDK-së në Bavari.

LDK në Gjermani, do të fillon një bashkëbisedim me bizneset në Gjermani, me synim të sjelljes së investimeve në Kosovë, si pjesë e programit për zhvillim ekonomik të vendit.”

Kujtojmë që z. Arban Abrashi është njëri ndër deputetet më të votuar në LDK, në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, dhe njëkohësisht njeriu që zotron mbi 40000 (mijë) vota në Kryeqytetin e Kosovës.

/GazetaPremium