Take a fresh look at your lifestyle.

Si po luftohet LDK-ja, duke “kryqëzuar” Lutfi Hazirin ?

Si po luftohet Lidhja Demokratike e Kosovës nga qarqet anti-kombëtare duke “kryqëzuar” Lutfi Hazirin.

Shkrimi i plotë nën foto

Nga: Fatmir Bajraj

“Eksponentë të qarqeve të dyshimta sorosiane, qarqe anti-kombëtare dhe segmente të deshtuara të shoqërisë civile, përfshi këtu edhe media t’kapura nga pushtetmbajtësit, alias kasta n’shtet-kapje, po e luftojnë LDK-në nga agu deri n’mbrëmje, duke atakuar dhe anatemuar figura t’saja kredibile dhe me një bagazh enorm në dobi të vendit përmes LDK-së në Institucionet shtetërore të Kosovës siq është rasti me Lutfi Hazirin, nënkkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Komunës së Gjilanit. Obstruksionet, shantazhi dhe linçimi si formë dhe mjet të luftës speciale, të drejtuara kundër LDK-së dhe figurave të saja legjitime & legale, deri tek Kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa, nuk kanë të ndalur edhe sot e gjithë ditën, duke e pa këtë të fundit ; si rrezik real dhe permanent të prishjes së llogarive të tyre n’shtet-kapje dhe rehatisë së krijuar në shtetin e kriminalizuar dhe të kapur të Kosovës. Pse këto teori konspirative n’funksion të luftimit të LDK-së ? Dje ose në t’kaluarën jo të largët, sulmohej dhe luftohej presidenti historik Rugova ; nga e njëjta ideologji dhe për t’njëjtat motive, qellimi i të cilëve ishte dobësimi i LDK-së dhe defaktorizimi institucioneve legjitime & legale të Republikës së Kosovës nën okupimin e eger të Serbisë armike. Sulmet dhe denigrimet që u bëhen strukturave të LDK-së, siq është rasti me lidershipin e saj : kryetari dhe nënkryetarët, përkatsisht, akademik Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, janë aq të ulëta dhe neveritëse, sa që lëjnë një shije të keqe dhe tendencioze e cila lëxohet dhe deshifrohet lehtë. Kjo fushatë kundër LDK-së, duke anatemuar figura meritore t’saja, nuk është vetëm kundër LDK-së dhe lidershipit të saj, por është edhe kundër interesit nacional-shtetëror të Kosovës në këtë fazë kruciale për fatet e kombit dhe atdheut. Fushatë e tillë anti-LDK, mund të jetë atraktive dhe dobi-prurëse në staza të shkurtëra për mediat dhe qarqe opinion-bërëse n’Kosovë dhe përtej saj n’trojet tona etnike, por është e dëmshme për Kosovën dhe kombin përgjithësisht për një përiudhë ma t’gjatë kohore, andaj duhet të ndalet sa më parë, aq ma mirë. Lidershipi i LDK-së, u luftua edhe para zgjedhjeve, gjatë dhe pas zgjedhjeve ! Pse ky zell kundër LDK-së duke e mbajtë në top-axhenden e sulmeve të ulëta, tendencioze dhe qellimkqija ? Para zgjedhjeve sulmohej LDK-ja dhe lidershipi i saj për unifikimin, unitetin dhe koncensusin unik në përballjën me sfidën zgjedhore brënda llojit, pra për zgjedhjet e brëndshme të saja deri të Kuvendi i Përgjithshëm i 3 gushtit 2019, nga t’njëjtat qarqe dhe e njëjta mëndësi rrënuese dhe perfide ; Atakohej brezi i vjetër i saj, si bartës i vlerave nacional-shtetërore në tre dekadat e funksionimit, dhe kryesisht bashkëpunëtoret e ngusht të presidentit historik Rugova, me arsyetimin se e kanë kap LDK-në dhe nuk u lëshojnë rrugë të rinjëve. Atakohej brezi i mesëm dhe ai i ri, për jo aftësi e guxim për t’i shtye proceset para…! Goditej kandidatja për kryemnistër, zonja Vjosa Osmani për pa aftësi dhe guxim në marrjën e vendimeve ngase nuk është kandidate serioze, por e ka vu aty lidershipi i saj si loder dhe jo si kandidate serioze, pra duke krijuar opinion hezitues dhe duke mbjellë defetizëm në votuesit potencial të Vjosa Kryemnistre dhe në LDK-në. Goditën paturpësisht nënkryetarët ; Agim Veliu & Lutfi Haziri, si njerëz të dëmshëm për LDK-në dhe vendin ! Goditën prore kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafa për arsyet ma banale t’mundshme, duke përdorë një gjuhë të pështirë dhe neveritëse…! T’i kthehemi storjes Haziri dhe atyre që e atakojnë në mënyrë t’paskurpullt ! Ata që shkojnë përtej imagjinates dhe komunikojnë me hasiculacione, “dekonspirojnë & deshifrojnë” deklaratat e pathëna të lidershipit të LDK-së dhe të Lutfi Hazirit n’lidhje me koalicionin qeverisës ; LVV & LDK!

Lutfi Haziri : “Emri i Kryeministrit kalon nëper zyret e LDK-së”, ishte deklarata që paska minuar gjthë procesin e koalicionimit dhe paska rrënuar urat e bashkëpunimit të fituesve të zgjedhjeve; LDK & LVV, sipas “kritikëve racional dhe t’pa-anshëm” …!? Dhe pjellë konspiracioni: Luta kundër vullnetit të Sovranit, kundër LVV-së fituese, kundër Albinit Kryemnistër dhe kundër koalicionit qeverisës LDK & LVV, dhe për t’qenë ironia edhe ma e madhe ; e paska qellim t’a luftoj Vjosa Osmanin për interes të Isës President dhe për postin e t’parit n’LDK për vete… Sa largë shkonë imagjinata e të “urtëve” ? Dhe çka ka t’pa vertetë dhe tendencioze në deklaratën e z. Haziri ? Pëgjigja është absolutisht, asgjë, ngase gjithëçka ëhtë reale dhe objektive 100%. E pse nuk merreni me deklaratën e mëhershme të zonjës Albulena Haxhiu, e cila thoshte se postin e Kryemnistrit nuk n’a dha LDK-ja, por populli, dhe për përgjegjësi tjera mund të diskutojmë me LDK-në. Thuase zgjedhjet e 6 tetorit nuk ishin zgjedhje parlamentare por kryeministrore. Për sqarim të atyre që shesin mjegull dhe i bëjnë argatin dreqit ! Përgjegjësitë për qeverisjën e vendit ndahen në tavolinen e negociatave n’mes partnerëve të koalicionit, ku LDK-ja nuk është dhe s’do jetë inferiore por plotësisht e barabartë dhe vetëm e barabartë. LDK-ja ka dhënë shembuj të shkelqyeshëm në ndarjën e përgjegjësive qeverisëse në interes të vendit, edhe atëherë kur ishte shumëherë dhe shumë fishë ma e madhe se PDK & AAK, dhe postin e Kryemnistrit i lëshoj Bajram Rexhepit&Ramush Haradinajt. Pra kështu ishte nëse keni kujtesë. Sot LVV-ja e Albinit nuk është as vetëm 1 % ma e madhe se sa LDK-ja, dhe përgjegjësitë janë dhe do jenë t’barabarta n’bashkëqeverisje, u pelqej apo jo, juve kritikë “racional” të lidershipit të LDK-së. Le t’bëhët Qeveria e Republikës së Kosovës nga partneret fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit ; LDK & LVV, e ju mos ndalni turrin “kritik” kundër LDK-së, që e keni për zemër.”

/GazetaPremium