Take a fresh look at your lifestyle.

Veliu: Koalicioni LDK-LVV nuk është në rrezik, të definohet posti i Presidentit

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një lidhje direkte për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se arritja e koalicionit LDK-VV nuk ka ndonjë rrezik të theksuar.

“Ekipet janë duke punuar. Janë duke u përmbajtur vijës programore. Më pas do të kalohet në biseda politike ku do të ndërtohet edhe koalicioni”.

Veliu ka thënë se nuk është për kushtëzime, por gjërat duhet të definohen për të evituar mosmarrëveshjet në të ardhmen.

“Është mirë që të definohet gjërat që të mos futemi në krizë pa nevojë në vitin 2021”.

Ai ka thënë se në këtë drejtim edhe posti i presidentit duhet të definohet bashkë me qeverinë.

“Lidhja Demokratike ka mjaft figura konsensuale për president, por figura e Isa Mustafës është ndër të rëndësishmet në këtë rast”, tha Veliu, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se “rrëshqitja” e situatës në Gjilan lidhet me angazhimin e Lutfi Hazirit në nivelin qendror.

“Unë besoj se me një angazhim në të ardhmen LDK E kthen fitoren në Gjilan. Haziri është ndër personat më kredibilë në LDK”, tha  Veliu.

/GazetaPremium