Take a fresh look at your lifestyle.

Vjosa Osmani ftohet në Bruksel, takon Komisionerin Johannes Hahn

Nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për Kryeministre Vjosa Osmani, po qëndron për një vizit zyrtare në Bruksel.

Vjosa Osmani Nënkryetare e LDK-së, po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ajo ka takuar gjatë ditës së sotme komisionerin për zgjërim Johannes Hahn si dhe Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.

Osmani gjendet në Bruksel me ftesë të zyrtarëve të lartë të BE-së, vizitë të cilen, kandidatja e LDK-së për Kryeministre z. Osmani e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Këtu keni postimin e plotë të Vjosa Osmanit.

“Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë.”

Vjosa Osmani – Johannes Hahn
Vjosa Osmani – Rainer Wieland

Kujtojmë që zonja Osmani ditë më parë ishte e ftuar edhe në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

/GazetaPremium