Take a fresh look at your lifestyle.

Hoti: Grupet punues kanë mbaruar punë, jemi dakorduar për reformat kryesore

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së z. Avdullah Hoti ka deklaruar fushat në të cilat janë pajtuar LDK dhe VV.

Avdullah Hoti i cili është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, dhe deputet i ardhëshëm i këtij subjekti. Ka deklaruar fushat në të cilat janë pajtuar Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai këtë e ka bërë përmes një shkrimi të tij në facebook ku ka qartësuar shumë gjëra.

Këtu gjeni shkrimin e plotë të z. Avdullah Hoti

“Sot kemi permbyllur diskutimet per pjesen programore te marrveshjes. Jemi dakorduar per reformat kryesore ne ekonomi, punesim, arsim, shendetesi, rend dhe ligj, mbrojtje dhe siguri kombetare, energji, miniera, bujqesi, ujera, infrastrukture, kulture, rini, sport, diaspore, ceshtje sociale. Jemi dakorduar edhe per madhesine dhe strukturen e qeverise dhe per riorganizimin e ndermarrjeve publike dhe agjencive te pavarura.”

Kujtojmë që dje janë përmbyllur takimet, dhe tani takimi për nënshkrimin e marrëveshjes politike në mes të LDK-së dhe VV-së ju mbetet lidershipit të këtyre dy partive.

/GazetaPremium