Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: LDK kontributdhënëse në zgjedhjen e lidershipit të ri të Partive Popullore Evropiane

Sekretari Organizativ i LDK-së Arban Abrashi bashkë me Nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri, po marrin pjesë në kongresin e EPP-së.

Nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri si dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie Arban Abrashi po marrin pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane, kongres ky i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Arban Abrashi i cili edhe ka bërë njoftimin për media rreth këtij aktiviteti, ka deklaruar se LDK është duke dhënë kontributin e saj mjaft konstruktiv në këtë kongres, aty ku edhe do të zgjidhen organet e reja drejtuese të EPP-së.

Tutje Arbashi ka falenderuar kryetarin e deri tashëm Joseph Daul për ndihmen që ky i fundit ja ka ofruar Republikës së Kosovës, në rrugen e saj integruese.

Këtu keni postimin e plotë të z. Abrashi në profilin e tij.

“Kongresi i Partive Popullore Evropiane

Sot, bashkë me Nënkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, po marrim pjesë në punimet e Kongresit të EPP – European People’s Party, ku do të zgjidhet Presidenti dhe Zv. Presidentët e ri, të kësaj familje të madhe politike.

Edhe pak minuta fillon seanca plenare, ku emra të mëdhenj të demokracisë evropiane, si Tusk, Tajani, McAllister etj, do të shpalosin vizionin e tyre, për Bashkimi Evropian, përfshirë Ballkanin perendimor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si antare e EPP-së, do të kontriboj në diskutime, përpilimin e rezolutave dhe debatet në “side events” të Kongresit. LDK falenderoi edhe Presidentin Joseph Daul, për pëkrahjen dhe angazhimin e deritanishëm për proceset integruese të Kosovës.”

Kujtojmë që LDK që një kohë të gjatë është pjesë e EPP-së, ose asaj që njihet si familja e Partive Popullore Evropiane.

/GazetaPremium