Take a fresh look at your lifestyle.

Arban Abrashi ndihmon banorët e prekur nga termeti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Arban Abrashi ka qenë sot në Durrës për t’i ndihmuar të prekurit nga termeti.

Arban Abrashi nga LDK ka ndihmuar edhe realisht sot gjatë ditës banorët e prekur nga termeti në Shqipëri. Ai, siç ka njoftuar përmes rrjeteve sociale këtë ndihmë e ka bërë bashkë me Kryetarin e Rinisë së Partisë Demokratike në Shqipëri Ndrec Pjetri, tek sa gjendej në Shqipëri për një konferencë rajonale.

Abrashi tutje ka deklaruar se kjo ngjarje ishte e tmerrshme, por sipas tij, kjo ngjarje poashtu na tregon që bashkëpunimi në mes dy vendeve është shumë i nevojshëm.

Këtu gjeni postimin e plotë të z. Abrashi.

Dje e sot, isha në Tiranë, pjesëmarrës në një konferencë regjionale, e cila pas termetit tragjik ndërpreu punimet. Me këtë rast, disa prej nesh, vizituam dhe ofruam ndihmën tonë tek zonat e prekura.

U nisem në Durrës, në stadiumin e qytetit, i cili ishte improvizuar, të pres qytetarët në nevojë e pa strehë. Aty bashkë me Kryetarin e rinisë së PD-së në Durrës, Ndrec Pjetri, kontribuam në përpjekjet për të siguruar kushte për jetesë, banorëve të Durrësit, të prekur nga termeti, të cilët sonte natën do të kalojnë në qiell të hapur.

Ngjarjet si kjo, edhe njëherë na tregojnë për bashkëpunimin e solidarizimin mëse të nevojshëm. Bashkëndjej për ngjarjet tragjike, me qytetarët e Shqipërisë, e posaçërisht ata të Durrësit, dhe shprehi ngushëllimet më të sinqerta për gjithë ata që humbën më të dashurit në këtë tragjedi.”

/GazetaPremium