Take a fresh look at your lifestyle.

Gjendet trupi i pajetë i gjilanasit të dytë, Shemsedin Abazi

Në këto momente raportohet se është gjetur trupi i pajetë i gjilanasit të dytë që mbet nën rrënojat e një objekti gjatë tërmetit në Durrës.

Ndonëse ende nuk e kanë nxjerrë nga rrënojat, besohet se trupi, të cilit i shihet vetëm njëra dorë, është i Shemsedin Abazit nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, pasi në atë pjesë nuk ka pasur njerëz tjerë, njofton Koha.net.

Ndërsa, raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar mbi 20 përsona kurse i të lënduarve ka shkuar në mbi 600.

/GazetaPremium