Take a fresh look at your lifestyle.

Qytetarët e Gjakovës dhe Pejës i përgjigjen në mënyrë masive aksionit për ndihma ndaj Shqipërisë

Aksioni i ndërrmarrur nga organizata “Let’s do it Peja”, Radio dhe portali Njëshi për mbështetje me veshmbathje, batanije dhe ushqime për Shqipërinë është mbyllur në ora 19:00, siç edhe ka qenë e paraparë nga organizatori.

Ky aksion do të vijojë nesër përsëri në qendrën e qytetit në Pejë.

Po ashtu edhe në Gjakovë tifogrupi “Kuq e Zinjtë e Jakovës” kanë organizuar një aksion për mbledhjen e pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe batanijeve.

Në të dyja vendet qytetarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes dhe kanë dhënë shumë ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Një tërmet 6.5 ballësh goditi sot Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz.

Aksione të njëjta janë ndërrmarë edhe në Prishtinë nga tifogrupi “Plisat” si dhe në Prizren.

Nesër të hollat që fitohen nga biletat në ndeshjen Peja-Feronikeli në basketboll do të shkojnë për ndihma ndaj të mbijetuarve.

/GazetaPremium