Take a fresh look at your lifestyle.

Sot ra pika kufitare e Morinit, ajo ushtri nuk është më e huaja

Një qytetar i Shqipërisë ka reaguar mjaft emocionalisht rreth ndihmës që Kosova po ia ofron Shqipërisë. ta

Një qytetar i Shqipërisë i njohur me emrin Del Vina ka bërë një shkrim mjaftë emocionues në rrjetin social Facebook.

Ai në mes tjerash ka bërë thirrje për ta djegur pikën kufitare në Morinë, pasi sipas tij ajo pikë kufitare nuk ka asnjë rëndësi. Sipas tij, me ditën e sotme ka rënë çdo gjë edhe kushtetuta madje, sepse sipas z. Del Vina “kush ndan dhimbjen me mua është unë.”

Këtu gjeni shkrimin e tij të plotë

“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?

Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukes. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”

Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.

Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.

Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.”

/GazetaPremium