Take a fresh look at your lifestyle.

Joshua, Wilder apo Fury – Tony Bellew tregon se cili është boksieri më i mirë në botë

Tony Bellew beson se Anthony Joshua është boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda, pas fitores së arritur ndaj Andy Ruizit të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Britaniku i riktheu titujt e botës në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, pas fitores së arritur me pikë pas 12 raundesh në Diriyah Arena.Lexo po ashtu:

Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës

JMe triumfin e arritur, AJ ka hyrë në listën e boksierëve të mëdhenj, si Muhammad Ali, Lennox Lewis, Evander Holyfield, Mike Tyson e Floyd Patterson, të cilët kanë arritur t’i rikthejnë titujt pasi i kanë humbur.

Dhe gjithmonë ekziston debati se cili është më i miri, Joshua, Deontay Wilder (kampioni i pamposhtur i WBC-së) apo Tyson Fury (ish-kampioni i unifikuar botëror).

“Ai (Joshua) ka një mentalitet tjetër tash, pasi ka përjetuar gjithçka që mund të të ofrojë boksi. Ka qenë kampion, ka qenë sfidues, e ka mposhtur njeriun që e ka mposhtur atë. Nuk mund të mendoj për ndonjë skenar tjetër, ku mund ta përfshij dhe që nuk e ka përjetuar tashmë. Dhe të gjitha këto i ka përjetuar në 23-24 meçe!”.

“Do ta them tash… Ai është sërish boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda në botë. Është më i miri në botë përsëri. A e dini pse e them këtë? Sepse ka treguar një dimension krejt tjetër në këtë sport. Është pjekur mendërisht në një nivel tjetër”, është shprehur Bellew për iFL TV.

/GazetaPremium