Take a fresh look at your lifestyle.

LDK nuk po i mbanë më konferencat e rregullta për media

Lidhja Demokrarike e Kosovës dhe zëdhënësi i saj Besian Mustafa ka kohë që nuk mbajnë konferencë të rregullt për media.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i mbanë më konferencat e rregullta për media, kjo, ani pse ky subjekt politik ka zëdhënës për media si dhe zyre të infromimit, njofton Gazeta Premium.

Në bazë të një pune detajizuese të Gazetës Premium, del që LDK nuk ka mbajtur konferencë të rregullt javore që nga përfundimi i zgjedhjeve qëndrore të 6 tetorit, madje vet zëdhënësi i kësaj partie, nuk ka lëshuar asnjë konferencë të rregullt për media që nga fushata zgjedhore, përjashto këtu mbledhjet e Kryesisë së LDK-së, pas të cilave mediave ju drejtohet Kryetari i ketij subjekti Isa Mustafa.

Kujtojmë që LDK, para zgjedhjes së z. Besian Mustafa zi zëdhënës të saj, kishte praktikuar konferencë javore për media, por që sot nuk po e zhvillon një gjë të tillë, ani pse skena politike është mjaft e ngjeshur me tema kruciale për zhvillimin e vendit.

/GazetaPremium