Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: Sa shkon Albini te Gjuriqi, let shkon te Isa Mustafa ta bonë Qeverinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër liderin e VV-së Albin Kurti.

Kryeministri aktual i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në emisionin “Rubikon” në KTV ka kritikuar ashpër liderin e Vetvendosjes z. Albin Kurti, duke i kërkuar atij t’i bëjë më shpejt institucionet dhe t’i lë vizitat turistike dhe takimet tinxa me Gjuriqin.

“Le të mshelen qetu, le t’i krijojnë institucionet. Sa e sheh turizëm… duke shkuar nëpër konferenca si Xhelal Sveçla, si Albini me Gjuriqin. Çfarë zori pat Albini të shkoj me Gjuriqin. Rri vëlla sa shkon me Gjuriqin, shko me Isa Mustafën kryej punë. E pastaj me thanë ti po emëron në AKI, pse tash me lënë në vakum ne?” ka deklaruar Haradinaj.

“Unë e kam njëfarë konsiderate, nuk dua çdo herë me ra në nivel të gjithkujt në këtë vend, por një send e kam pasur prej që jam le, qashtu ju koftë, kur ishim fëmijë e përdornim, qashtu qysh po më thua, qashtu ju koftë. Nganjëherë ndalem, them hajt se prej mosdijes. Sot është mirë me pas kujdes se çfarë po bëjnë në këtë vend”, ka shtuar Haradinaj.

Kujtojmë që ditë më parë Xhelal Sfeçla kishte takuar bashkë me Albin Kurtin, zyrtarin serb Marko Gjuriq në Tiranë, pak ditë pasi ky i fundit bashkë me shefin e tij Aleksander Vuçiç kishin mohuar haptazi masakren e Reçakut, të cilët e kishin quajtur si trillim të SHBA-së dhe Willian Walker-it.

/GazetaPremium