Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: Të gjitha partitë që u formuan pas LDK-së, ndoqën rrugën e saj

Arban Abrashi anëtar i Kryesië së LDK-së ka uruar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, me rastin e 30 vjeotrit të këtij subjekti.

Arban Abrashi, Sekretar Oraganizativ i LDK-së ka uruar përmes rrjeteve sociale partinë e tij me rastin e Ditelindjës së LDK-së. Abrashi në mes tjerash ka theksuar se, LDK ka mundësuar shkëputjen e popullit të Kosovës nga sistemi komunist i kohës, drejtë demokracisë dhe pluralizmit politik.

Tutje, z. Abrashi ka theksuar se: “të gjitha partitë politike, që u formuan pastaj, ndoqën programin dhe standardin politik, që kishte ndërtuar Lidhja Demokratike e Kosovës. ” Ai më tej ka paralajmruar edhe projekte të tjera të LDK-së në vitin 2020, ku ka theksuar se do të ketë aktivitete përcjellëse në shenjë të këtij përvjetori jubilar të subjektit të tij.

Shkrimi i plotë i Arban Abrashi-t, Sekretar Organizativ i LDK-së

“Sot, 30 vite me parë, LDK e shkëputi politikën shqiptare nga ideologjia komuniste dhe hapi rrugën e transformimit të shoqërisë, në pluralizëm e demokraci.

Në këtë rrugëtim fisnik, LDK, Kosovën e bëri aleat të rëndësishëm të perëndimit në përpjekjen e saj për të demokratizuar vendet e Ballkanit. Madje, të gjitha partitë politike, që u formuan pastaj, ndoqën programin dhe standardin politik, që kishte ndërtuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Standardet e larta, vazhdimësi e vizionit Evropian, rezultuan në një LDK që sot është pjesë e Partive Popullore Evropiane, familjës më të madhe politike ne Parlamentin Evropian.

Sot shënojmë këtë ditë të demokracisë, kurse gjatë vitit 2020, do të ketë aktivitete që do të përcjellin këtë përvjetor jubilar.

Urime!”

GazetaPremium