Take a fresh look at your lifestyle.

Interi i ofron 12 milionë euro për Vidalin

“Nerazzurri” duken të vendosur për ta transferuar gjatë janarit mesfushorin kilian të Barcelonës

Interi është i vendosur për ta transferuar Arturo Vidalin, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kilian e ka shprehur pakënaqësinë e tij për minutazhin e vogël që po i ofrohet tek Barcelona.

Dhe, nga kjo situatë po mundohet të përfitojnë “Nerazzurri”, të cilët e duan futbollistin luftarak në skuadër që nga janari.

Sipas të së përditshmjes italiane “Gazzetta dello Sport”, ideja e Interit është që ta huazojë Vidalin për gjashtë muaj dhe ta blejë atë përfundimisht verën e ardhshme për 12 milionë euro.

Trajneri Antonio Conte e pëlqen tej mase Vidalin, me të cilin kishte punuar në Juventus vite më parë.

Interi ndërkohë e do edhe Marcos Alonson e Chelseat dhe Dejan Kulusevskin e Parmës për krahun e majtë.

Zikaltrit po luftojnë për titull të kampionit në Serie A këtë sezon.

/GazetaPremium