Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: Sot nuk është ditë privilegjësh por ditë përgjegjësishë

Arban Abrashi anëtar i Kryesisë së LDK-së ka bërë betimin sot në Kuvend, ku ka marrur mandatin e deputetit për herë të dytë radhazi.

Arban Abrashi anëtar i Kryesisë së LDK-së, që nga sot edhe deputet i kësaj partie, ka dalur me një shkrim shumë rigoroz duke kujtuar se mandati i deputetit nuk është privilegj.

Z. Abrashi tutje ka treguar se në çfarë duhet të besoj një deputet duke treguar se ai është betuar në bindje ndaj ligjit për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë.

Shkrimi i plotë i z. Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK

“Të dashur qytetarë, miq e familjarë,

Sot, bëra betimin si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe nga ky moment mbaj mbi vete përgjegjësi të madhe për vendin, shtetin e shoqërinë.

U betova se me integritet e bindje ndaj ligjit, do t’i kryej me nder dhe përkushtim të madh të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë.

Sot, nuk është ditë ku ne marrim privilegje por ditë reflektimi për përgjegjësitë që kemi ndaj vendit. Nga sot e tutje do vazhdoj të jem në shërbimin tuaj, do të vazhdoj të punoj për juve dhe me ju.

Faleminderit”

Kujtojmë që zotri Abrashi është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, dhe njëkohësisht ai është zgjedhur për herë të dytë si deputet i parlamentit të Kosovës, ndërsa sot ai bashkë me deputetët e tjerë kanë bërë betimin e mandatit e tyre të ri.

/GazetaPremium