Take a fresh look at your lifestyle.

Portjeri i Ajax: Top klubet më refuzuan, sepse jam me ngjyrë

Portjeri i Ajaxi-t, Andre Onana ka sulmuar ashpër ekipet europiane…

Andre Onana, portjeri klubit emblematik holandez Ajax, ka kritikuar ashpër klubet e mëdha europiane. Kjo pasi portjeri i cili mbron ngjyrat e Kamerunit, ka treguar se si shumë klube të mëdha europiane e kanë refuzuar atë, vetëm pse ai është me ngjyrë, duke treguar poashtu se shumë pak portjer me ngjyrë ka në kontinetin europian.

Tutje ai ka shtuar se nuk është aspak e leht për tu bërë portjer në klubet e mëdha, pasi ata sipas Onana-s nuk ju besojnë aspak portjerëve me ngjyrë, sepse konsiderojnë se janë të pa sigurt.

Këtu keni deklaraten e plotë të Portjerit të Ajax Andre Onana

“Nuk është e lehtë për një portier të zi. Klubet nuk i besojnë portierëve të zinj. Është realiteti, ju vetëm duhet ta shikoni, nuk jam unë që e them këtë. Nuk ka shumë portierë të zinj në top ekipe dhe njerëzit e kanë të ngulitur në kokat e tyre se portierët e zinj nuk garantojnë siguri ose [se ata] bëjnë shumë gabime.”

Ylli i Ajaxit Andre Onana pohon se top klubet evropiane nuk kanë nënshkruar me të për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe sugjeron se tifozët nuk do ta pranonin në portë.

/GazetaPremium