Take a fresh look at your lifestyle.

Mësoni se çfarë ju tha Ferguson lojtarëve të tij për Van Perise

Ish-mbrojtësi i Manchester United Rio Ferdinand ka treguar një sekret.

Ish mbrojtësi i Manchester United Rio Ferdinand, ka treguar një sekret se si i kishte këshilluar Sir Alex Ferguson lojtarët e tij, përfshi këtu edhe vet Rio Ferdinand-in, në momentin kur e kishte blerë Van Perise.

Rio Ferdinand dje pas ndeshjes Arsenal – Manchester United që përfundoi 2-0 në të mirë të “revolveristëve”, theksoi se:
“Van Persie ishte top golashënuesi i ligês. Sir Alex na ftoi në dhomën e takimeve dhe na tha: ‘Kam gjetur një lojtar që do bën vrapime’. Ai na i nguliti sytë mua, Carrickut, Scholes, Rooney dhe të tjerëve. ‘Do na e fitojë ligën nëse i’a pasoni topin, dhe nëse Van Perise bën një vrapim dhe ju nuk e gjeni atë, ju nuk do të jeni më në këtë ekip.”

Këtë deklaratë Rio Ferdinand e tha pas përfundimit të ndeshjes Arsenal – Man United, në Sky Sports, aty ku bashkë me Van Perise po analizonin ndeshjen.

/GazetaPremium