Take a fresh look at your lifestyle.

Aktivisit i VV-së ofendon rëndë Vjosa Osmanin

Aktivisti i VV-së nga Shqipëria ofendon rëndë Vjosa Osmanin, ani pse kjo e fundit po bën gjithçka për ta bërë të mundshëm koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.

Aktivisti i VV-së Elvis Hoxha ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin duke thënë se ajo nuk përfaqëson popullin, por Isa Mustafën dhe Agim Veliun.

Hoxha, ka bërë fajtore Vjosa Osamanin pasi që sipas tij, ajo (Vjosa) ka manipuluar popullin se kinse po i përfaqëson ata, e në fakt sipas z. Hoxha, Vjosa Osmani ka përfaqësuar kreun e LDK-së, andaj ky është gabimi historik i Vjosa Osmanit sipas aktivisitit të VV-së.

Ky është postimi i plotë i Elvis Hoxhës nga VV

“Vjosa Osmani tha se është gabim historik për vendin nëse nuk bëhet koalicioni qeveritar VV-LDK. Do të ishte më mirë të gjente se gabimi historik ishte fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Ky mashtrim është gabimi i vërtetë historik që kryen LDK-ja me votuesit e saj.”

Kujtojmë që Vjosa Osmani është aktualisht figura më e zëshme, e cila mbron me çdo kusht një koalicion në mes LDK-së dhe VV-së, sa që këtë gje z.Osmani e ka quajtur të domosdoshme, dhe nëse s’bëhet ajo ka thënë sot gjatë ditës se do të ishte një gabim historik i vendit.

/GazetaPremium