Take a fresh look at your lifestyle.

E papritur, Xavi Hernandez mund ta zëvëndësoj Valverden te Barcelona

Dikur super-ylli i Barcelonës tani në përfundim të karierës, Xavi Hernandez mund të jetë pasuesi i Valverdes te Barcelona.

Sipas mediave spanjolle të cilave ju referohet tabloidi britanik Goal, Xavi Hernandez mund ta zëvëndësoj Enrike Valverden tek Barcelona në rolin e trajnerit kryesor.

Sipas Goal, drejtuesit e Barcelonës tani më kanë kontaktuar ish- mesfushorin “blaugrana” dhe ai pritet ta lë ekipin e Al Sadd, për t’i ndihmuar Barcelonës ta rimëkëmb vetën.

Krejt ky ndryshim në drejtimin e ekipit më të famshëm të Katalonisë, vjen pas dështimit në gjysëm-finalen e Superkupës spanjolle ku Barcelona u eleminua nga Atletico Madrid me rezultat 2-3.

/GaztaPremium