Take a fresh look at your lifestyle.

Zyrtare: Cutrone tani më është lojtar i Fiorentinës

Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me ish-sulmuesin e Milanit, Patrick Cutrone nga Wolverhampton Wanderers si huazim dyvjeçar.

Cutrone u bashkua me Ujqit nga Milani verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 18 milionë euro plus bonuse, por nuk arriti të imponohej, duke shënuar vetëm tre gola në 24 ndeshje.


Kështu, këtë dimër ai ka vendosur të kthehet në Itali te skuadra e Fiorentinas, e cila thuhet se ka arritur marrëveshje huazimi dyvjeçare me detyrim blerje.


Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, klubi Viola do të paguajë dy milion euro për huazimin e sulmuesit, ndërsa detyrimi i blerjes vlen 16 milionë euro.

“Patrick Cutrone është lojtar i ri i Fiorentinas”, shkruan në njoftimin e klubit Viola.

22-vjeçari, i cili ka një paraqitje me kombëtaren e Italisë, shënoi 27 herë në 90 ndeshje për Milanin. 

/GazetaPremium