Take a fresh look at your lifestyle.

Bajram Gecaj: Si ka mundësi, VV edhe të shanë edhe të kërkon bashkëpunim

Këshilltari i ish-Kryeministrit Isa Mustafa njëherish veprimtari i LDK-së z. Bajram Gecaj ka reaguar i çuditur me veprimet e Lëvizjes Vetvendosje.

Këshilltari i ish-Kryeministrit Isa Mustafa, z. Bajram Gecaj ka reaguar i çuditur ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetvendosje, duke thënë se e ka problem ta kuptoj Lëvizjen Vetvendosje në qëndrimet që mban, dhe në deklaratat e zyrtarëve të kësaj partie.

Z. Gecaj, ka potencuar shkrimin e fundit të ish-kandidatit të VV-së për Kryetar të Fushë Kosovës, z. Avni Zogiani i cili pak më parë tha se LDK-në e ka lazdruar Vetvetndosja.

Tutje, Gecaj tha se nuk mund ta kuptoj këtë subjekt politik, i cili edhe të ofendon edhe të kërkon bashkëpunim, duke hedhur dyshimet e tij mbi seriozitetin e LVV-së për ta krijuar koalicionin qeverisës me LDK-në.

Këtu keni shkrimin e plotë të z. Bajram Gecaj.

“Sinqerisht kam problem serioze me të kuptuarit: edhe të shanë dhe të kërkon bashkëpunim!

“LDK-ja u lazdrue qysh kur ne si shoqni provuem me e mbylle njenin sy per korrupsionin e saj te perbashket me partite tjera, dhe deshtem me besue se eshte parti e ndryshimit!”, ka shkruar Avni Zogiani.”

/GazetaPremium