Take a fresh look at your lifestyle.

E fundit: Grenell anuloj vizitën në Kosovë pasi Kurti nuk përmbushi kërkesat e SHBA-së për formimin e Qeverisë

Burime të Gazetës Premium mbrenda politikës amerikane, infromojnë se Richard Grenell, ambasador i SHBA-së në Gjermani, anuloj vizitën e tij për shkak të dështimit të krijimit të institucioneve.

Sipas burimeve anonime të Gazetës Premium, i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell është shprehur mjaft i pa kënaqur për mos arritjen e marrëveshjes së koalicionit në mes të VV-së dhe LDK-së, duke thënë se ata që patën mundësinë ta formojnë Qeverinë e nuk e bënë, do ta paguajnë shtrenjtë.

Tutje burime të Premium, tregojnë se Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë maksimumin, por nuk është marrur parasysh nga fituesi i zgjedhje, ajo çfarë ka kërkuar ambasada amerikane, kështu që sipas po të njëjtit burim, pasojat më të rënda për këtë anulim të vizitës së Grenell do t’i bartë z. Kurti dhe subjekti i tij.

Kujtojmë që Grenell ditë më parë kishte takuar në Gjermani, nënkryetarin e LDK-së z. Agim Veliu, ku kishte kërkuar nga LDK që koalicioni të formohet sa më shpejt që është e mundur, por si duket kjo kërkesë ndaj LDK-së nuk ka patur rëndësinë e duhur për Lëvizjen Vetvendosje e cila e ka shpërfillur kërkesën e të dërguarit special të Presidentit Trump, Richard Grenell.

/GazetaPremium