Take a fresh look at your lifestyle.

Gazeta Premium mban qëndrim kunër degradimit të Liqenit të Badovcit nga projektet afariste

Stafi i Gazetës Premium mban qëndrim kundër ndërtimit të projektit afarist në hyrje të Liqenit të Badovcit, kjo pasi ne vlerësojmë se dëmtohen rëndë interesat e qytetarëve dhe mjedisi ku ata jetojnë.

Deklarata e plotë e stafit të Gazetës Premium

I nderuar publik i dashtun i Gazetës tonë, Gazetës Premium,

Pas shumë debateve që po bëhen rreth një ndërtimi të një projekti afarist të quajtur “ Lakeside Gardens”, në periferi të Prishtinës, më saktësisht planifikimit të ndërtimit të një lagjëje të re tek Liqeni i Badovcit.

Projekt ky që nuk posedon leje ndertimore nga Komuna e Prishtinës dhe as nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por ka vetëm një vendim që mund të ndertoi, të Ministrisë së Planifikimit Hapsinor të drejtuar nga Ministri në detyrë Fatmir Matoshi, ne si Staf i Gazetës Premium kemi vendosur që tu dalim në ndihmë të gjithë atyre që janë kundër degradimit të resurseve natyrore që ka Prishtina, në këtë rast edhe kundër degradimit të Liqenit të Badovcit.

Tutje, ju kërkojmë të gjithë juve lexues tanë, që ta mbështetni grupin e formuar në rrjetin social Facebook të quajtur
“Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit”, kjo pasi që sa më tepër që e mbrojmë mjedisin tonë ne, aq më mirë është për fëmijët tonë dhe Kryeqytetin tonë.

/GazetaPremium