Take a fresh look at your lifestyle.

Genta Kaloçi: Luftëtar të heshtjes nën hijen radioaktive të pushtetit

Shkruan Genta Petro Kaloçi: Më lëni rehat në qetësinë time, larg gërr vërrëve për para e pushtet.

Genta Petro Kaloçi

“Luftëtar të heshtjes nën hijen radioaktive të pushtetit dhjerokrat!
Të vetmen gjë që donim në këtë jetë ishte të rrinim në atë qoshen tonë, nën erën e pordhës e fendës, të hanim atë paparen me gjalp e djath baxhoje, të flinim nën hijen e pemës e të krruanim bythën kur na futej maja e kashtës që do na pickonte herë pas here.
U thua dreqërve në dekada, ore më lini rehat mos më ngacmoni, mos më nxirrni luftëtarin brenda meje. Mos ma zgjoni luftëtarin që fle gjumin e madh, por që në këtë jetë e dimension është betuar se kërkon qetësi, paqe e relaks, larg gërr vërreve për pare e pushtet. Por, si për dreq e inat të shpojnë halat e pishave e s’të lënë në atë gjumin tënd që ta ka premtuar gjithësia si pjesë e marrëveshjes nga jetët e mëparshme. Në atë pamundësinë për të thyer fjalën e dhënë nga një form e mëparshme dhe në respekt të fjalës së dhënë, dëshiron të shijosh jetën me ato që të kishin munguar dikur, diku, por që dreqërit e këtushëm nuk ta varin, por të provokojnë për inat e të s’provojnë durimin. Mundohesh të jetosh jetën nën hijen e pemës, por s’të lënë pleshtat të bësh gjumin e vapës. U drejtohesh prej vitesh, dekadash në atë heshtjen tënde, “Më lini ore, mos më ngacmoni, mos më zgjoni, bëni kthesën vullnetarisht dhe thirrini kaplloqes sa jeni akoma në kohë.”
Me kapadaillëk të kthehen, e di kush jemi ne?
– Vullnetarishtja nuk ekziston më moj trapatone, iku ajo kohë, prandaj nëse ke byth zgjohu të matemi sërish.
– Shtrëmbërojmë turinjtë që na prishën qetsinë dhe me bisht të syrit shikojmë mizat e kalit të na kërcënojnë nga maja e mullarit me mut.
Mesa duket ky reagim i acaron më tepër kupolën e jashtëqitjes dhe na kthehen,
– Ne ja kemi bërë nënën, motrat, babanë shqiptarizmës në vite, kurse ju guxoni e na kundërflisni e na jepni mend. Si guxon/i o barkthar/e, ë, kokpalar/e, ë, bythgrisur/e, ë, varfanjak/ë, halebak/ë. Ne ju kemi shkërdhyer në këto dekada dhe ky popull trapatonash vazhdon na përulen si zota/perëndi.
– Me një nënqeshje, duke krruajtur bythën e palarë të zhuritur poshtë rrobave me andra, nën hijen e pemës së prerë të dhjerokracisë u drejtoheshim;
“aman, na qafshi loqet/lafshat mos na zgjoni, se po shoh një ëndërr njish, e mos na prishni gjumin. Moooos!!” Ky do jetë Paralajmërim i fundit. Mooooos!
– Zgjohuni ju të kuqtë të matemi, do ju bëjmë të zinj në bojë në kazanin e pagëzimit fetaropolitik, se ne kemi paret, pushtetin, kishat, xhamitë, teqetë, pelegrinë të shumtë, shtetin, lobimet, miqtë, fiqtë, armiqtë, tradhtarët, aleatët, partnerët, kriminelët, t’ju shohim nëse na mundni këtë herë.
– Eh, ju nuk jeni mirë, jua themi me të mirë, nuk kapni, jua themi me atë kopaçen jetësore nuk hani pyka, jua themi me inatin e natyrës sërish antenat i keni të ndryshkura, por meqë na zgjuat, do duhet të duroni. Tani do duhet ti dilni vetes zot, se do mallkoni ditën që na pickuat dhe na zgjuat. Ju paralajmëruam me dhjetra herë në këto tre dekada, mundësi pafund ju janë dhënë për kthesën e vetëdijshme dhe të përgjegjshme, por ju zgërdhiheshit me qetësinë, tërheqjen dhe reagimin tonë paqësor. Mos u matni me Ne, se ju jeni veçse një qime e shkulur në vend të ligë.
Gjeneral i zoti është Ai që fiton luftën pa e nxjerrë shpatën nga këllufi, dhe pa e shkrepur armën. Kështu do fitojmë kundra jush, ju bajgat e shqiptarizmit të kohës së kolerës dhjerokrate.
Tani do shikoni sesi është të mundesh në lojën/sistemin tuaj duke përdorur duart tuaja, meqënëse duhet të mbajmë premtimin e jetëve të mëparshme (pa përdorur armë), por njëkohësisht pa shkelur edhe veten në kohën, formën dhe dimensionin e së tashmes. Sikur secili nga ju, ne, ata, ato të bënit/m pjesën e vetë në këtë vend, nuk do arrinim në këtë ditë që të duheshin zgjuar luftëtarët nga gjumi, çlodhja e relaksi që popujt gjithmonë ua kanë paraprakisht borxhe të pashlyera. Çuditërisht popujt gjithmonë janë trapatona, që lindin, jetojnë dhe vdesin të zhytur në borxhe të llojeve, formave, kohëve dhe dimensioneve të ndryshme.
Kapito trapatona apo e doni me ekuacion të fizikës kuantike?
Më ka gjet belaja me ju, se sido që të shkruaj, gjithmonë do ankoheni. Sërish nuk kuptuat asgjë, ëëë?? Mëse e sigurtë.”

/GazetaPremium