Take a fresh look at your lifestyle.

Sot 21 vite nga dita kur u vra Enver Maloku, autorët e krimit ende të lirë

Me 11 Janar 1999 gazetari i mirënjohur dhe Shefi i Qendres për Informim të Kosovës Enver Maloku ishte vrarë pabesisht.

Vrasja e Enver Malokut ende edhe sot pas 21 viteve nuk është zbardhur, dhe dorasi si dhe urdhërdhënësi janë në mesin tonë.

Enver Maloku ishte njëri nga figurat më të besueshme të Presidentit Ibrahim Rugova dhe ishte njëri nga njerëzit më me ndikim në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Enver Maloku ishte vrarë si duket për tu heshtur zëri i gazetarisë kosovare, kjo sepse puna e tij në QIK, kishte arritur t’i jepte jehonë Kosovës në arenën ndërkombëtare, për t’i zbuluar kështu krimet që janë bërë dhe po bëheshin aso kohe në Kosovë nga pushtuesi serb.

Kujtojmë që Lidhjes Demokratike të Kosovë në periudhën 1998-1999 dhe 2000-2001 i janë vrarë mbi 200 veprimtarë të devotshëm të saj, e shumica nga ta ishin prijës të LDK-së dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit Rugova, i cili edhe vet kishte patur dy sulm-atentate, por fatmirësisht kishte shpëtuar.

/GazetaPremium