Take a fresh look at your lifestyle.

Gjenden dy personat e zhdukur në Shtrazë të Kaçanikut

Dy persona, një femër dhe një mashkull që u raportuan të zhdukur në malet e Kaçanikut, këtë të diel, janë gjendur.

Rastin e ka bërë të ditur për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, duke thënë, se gjendja e tyre është e mirë.

Siç ka njoftuar më herët Policia, rasti kishte ndodhur rreth orës 14:00.

Ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që ishin ndarë duke mos u ditur fati i tyre deri në orën 20:00.