Take a fresh look at your lifestyle.

Interi fiton me lehtësi ndaj Cagliarit, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Interi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Cagliarit në 1/8 e Kupës së Italisë.

Neroazurrët treguan forcën e tyre që në start, duke arritur të shënojnë që në minutën e parë me Romelu Lukakun që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e sardëve.

Në minutën e 22-të Interi i dha rrugë lojës, duke shënuar me Borja Valeron për 2-0.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Mer këtë gol u mbyll pjesa e parë, por gola kishte edhe në të dytën.

Në minutën e 49-të, Romelu Lukaku arriti të shënojë për 3-0, e që për të ishte goli i dytë në këtë takim.

Festa e Romelu Lukakut . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Cagliari krejt çka bëri ishte një gol në minutën e 73-të me Alberto Cerrin që asistoi për shënuesin Christian Oliva (3-1).

Në fund të ndeshjes ishte radha edhe për Andrea Ranocchian, që shënoi për 4-1.

Alexis Sanchez . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Interi me këtë fitore Interi ka kaluar në çerekfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes Fiorentina-Atalanta. 

/GazetaPremium