Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: Vendi mund të rrëshqas nga demokraica në diktaturë, nëse tri pozitat kyqe i udhëheq ni subjekt politik

Sekretari Organizativ i LDK-së Arban Abrashi ka paralajmruar se nëse VV merr tri postet kryesore Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin, atëherë rrezikohet sistemi demokratik në vend, të cilin e ndërtoj Ibrahim Rugova me mund.

Arban Abrashi sekretar organizativ i LDK-së, në televizionin T7 në emisionin “DPT”, ka treguar se Vetvendosja pasi i ka takuar Kryeministri dhe ka marrur Kryeparlamentarin, tani nuk është e gatshme që ta siguroi me anë të zotimit se do të ia siguroi votat e tyre për President LDK-së.

Duke u nisur nga kjo z. Abrashi ka hedhur dyshime se VV po tenton ti marrë tri postet udhëheqëse tinxërisht, dhe kjo sipas z. Abrashi e dëmton rëndë demokracinë duke e kthyer Kosovë në një shtet autoritar, gjë e cila e dëmton shumë Kosovën sipas z. Arbashi.

Tutje Abrashi, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetvendosje që të ulet në tavolinë e t’i krijoj institucionet, sepse sipas tij, media dhe letrat publike nuk janë vendi ku duhet të qasemi pa e formuar koalicionin, sepse sipas tij, vendi ka shumë punë më të rëndësishme se deklaratat mediatike.

/GazetaPremium