Take a fresh look at your lifestyle.

Mustafa për debatin mes Osmanit e Veliut: Jemi parti e madhe

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se LDK është parti e madhe, dhe lejohet të flitet lirshëm, dhe të shprehet mendimi lirshëm.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka dekalruar se debati në mes nënkryetarve të LDK-së Vjosa Osmani dhe Agim Veliu është normal, dhe brenda segmenteve demokratike që ka ky subjekt politik.

Mustafa, ka deklaruar se LDK është parti e madhe, dhe deklarimet individuale janë formë e lir e lirisë së shprehjes, dhe së këndejmi ne do e zhvillojmë këtë nivel demokracie.

Këtu keni dekalrimin e Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa

“Ne kemi një parti të madhe, shumë të madhe, në të cilën njerëzit kanë të drejtën ta thonë mendimin e tyre. Por ajo që mund të themi është që ne nuk e kemi trajtuar në organet tona letrën e LV-së dhe se ajo letër nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes, dhe mbi këto parime, ose vazhdojmë ose s’vazhdojmë ta bëjmë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

/GazetaPremium