Take a fresh look at your lifestyle.

Nga Genta Kaloçi: Greqia fashiste dhe agjenti Janullatos kundër shqiptarizmit

Shkrimi nga Genta Kaloçi-Skenderi, rreth luftës fashiste greke ndaj shqiptarizmit përmes agjentit Janullatos që ishte Kryepeshkop i Kishës autoqefale shqiptare.

Shkrimi i plotë nga Genta Kaloçi-Skenderi

“Në librin e fashistit grek, Mihal Ikonomaku me përmbajtje shoviniste e antishqiptare midis të tjerash autori thotë edhe ndonjë fjalë të vërtetë.

Po përkthej një pjesë të tekstit që i referohet Anastas Janullatos, kryepishkopit të kishës autoqefale shqiptare. Midis të tjerash pra autori shprehet: “Vetëm Shumë i Respektuari Anastas po lufton për kombin (nënkupton atë grek) dhe fenë (ortodokse greke) sot…”. Libri me titull; “Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore” i shkruar nga Mihal Ikonomaku ushtarak grek. Më poshtë po postoj tekstin e plotë të fotografuar nga libri ku sipër ka foton e kryepishkopit të vendit tonë dhe fotografinë e kopertinës së librit.

Çfarë kanë për të thënë institucionet shtetërore, komisioni i sigurisë i cili për çështje të tilla ekziston dhe jo për paradë mode apo karagjozlliqe për balila e bandilla… Çfarë ka për të thënë M. P. B dhe SHISH? Këto janë çështje të sigurisë kombëtare dhe jo teatranizmat e like legenit që i dha kombësinë shqiptare. Këto janë shqetësime dhe jo përrallat që na përcjellin në media çdo ditë. Kopertina e librit sipas pretendimeve të autorit fashist grek thotë për foton; “Një pjese të luftëtarëve shqiptarë të veshur me uniformë italiane të bashkuar me forcat pushtuese italiane.”

Janullatos: Kreu i kishës autoqefale shqiptare

/GazetaPremium