Take a fresh look at your lifestyle.

Manchester United tenton huazimin e Marcos Llorentes

Manchester United po tenton ta transferojë Marcos Llorenten nga Atletico Madridi në formë huazimi.

Djajtë e Kuq po përballen me shumë lëndime në këtë sezon, andaj dëshirojnë ta transferojnë mesfushorin.

Unitedi ka filluar bisedimet me skuadrën spanjolle për ta transferuar ish-anëtarin e Real Madridit qysh në këtë afat.

Manchester Evening News raporton se të dyja klubet janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për lojtarin deri në fund të këtij sezoni.

24-vjeçari u transferua në Wanda Metropolitano nga Los Blancos në verën e vitit të kaluar, por ka dështuar të rigjejë formën e lartë.

Llorente ka startuar në vetëm tri ndeshje nga 19 sa janë zhvilluar dhe mund të kalojë në Old Trafford në fillim të javës së ardhshme.

/GazetaPremium