Take a fresh look at your lifestyle.

Mustafa: Askush nga ne si kërkoj VV-së ministri më shumë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që t’i japë ministri më shumë.

Mustafa ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Unë s’po them e pranueshme e e papranueshme, por i kapërcen parimet që LDK-ja ka hyrë në negociata me Vetëvendosjen. Ne nuk kemi kërkuar që të marrim ministri më shumë se sa që kemi marrë. Unë nuk shoh arsye që të heqim dorë nga parimet. Vetëvendosje nuk duhet të heq dorë nga posti i kryeministri dhe edhe LDK-ja duhet të ketë një post të lartë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që L. Vetvendosje kishte prokalmuar se kinse LDK kishte kërkuar ministri më tepër, gjë e cila sipas Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa nuk është e vertetë.

/GazetaPremium