Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: Kosova u hodh në roletën ruse – ka pasur një koordinim mes Ramës dhe Thaçit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka akuzuar Presidenti e Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, se hodhën Kosovën në agjendat ruse.

Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari I shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.

Kujtojmë që dy ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, ka paditur Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, siç thotë z. Rama për dëmtim të reputacionit të tij.

/GazetaPremium