Take a fresh look at your lifestyle.

Nga Genta Kaloçi: Disidentët e vërtetë kundër shkatërruesve të shtetit

Genta Petro Kaloçi, shkruan ndaj atyre që po nëpërkëmbin qytetarin e thjeshtë, duke nëpërkëmbur mundin dhe punën e tyre, madje sipas autores kjo nuk është hera e parë.

Shkruan Genta Kaloçi

“Disidentët e vërtetë të veprave dhe të punës kundër alabakëve, kriminelëve dhe shkatërruesve të shtetit!
22 TETOR 2016
Kanë plasur medaljet sheshit. Me këtë rast në shtëpi kemi hapur një debat të nxehtë për çështjen e dhënies së medaljeve edhe Sofiçkës si brezi që ka punuar vullnetarisht. Sofiçka si çdo i ri e re e brezit të saj ka punuar për katër vjet nga dy-tre muaj në verë.
– Aksioni parë më 15 qershor – 30 korrik në hapjen e rrugës së Malsisë së Madhe. Në fshatrat Selcë dhe Tamarë në Valbonë. (laheshim në ujët e ftohtë të valbonës).

– Aksioni i dytë, aksi hekurudhor në Librazhd – Mirakë/Elbasan. Hapnim rrugën me mina. Ushtarët vendosnin minat, nxënësit pastronin dherat.
– Aksioni i tretë, Ksamili, qyteti i ri, hapje e brezareve të agrumeve.
Në zbor bënin qitje, sofiçka ankohet si më poshtë se, “në qitje nuk isha e mirë, s’merrja 10, qëlloja te 7-9. Më vjen plasje që nuk arrija të shënoja te 10-ta.”

Brez i çuditshëm i prindërve tanë, ndërtuan vendin dhe me klasën e re politike u detyruan që të ndërtojnë e të pastrojnë në emigrim. Familjarisht po fillojmë të llogarisim përqindjet e punës dhe kontributeve të prindërve tanë në veprat e mëdha të vendit. Unë kërkoj pjesën e aksioneve të punës së mamasë time në këto tre vepra të mëdha. Mjaft qeshët në kurrizin tonë, dhe mjaft përdorët veprat dhe pronën time si aksionere e vogël e tyre si shumë e shumë të tjerë si unë kundra nesh. Ju që nuk i donit dhe u dënuat nga ligjet në atë kohë do duhet të paguani në këtë periudhë ashtu siç po paguajmë edhe ne për të dytën herë kundër fundërrinave të këtij kombi. Herën e parë me tradhti, gjak, vrasje, sabotazhe, kompllote. Herën e dytë pas 90ës në form financiare duke ju paguar në kurriz të punës, djersës, lodhjes, talljes, nëpërkëmjes së një populli që ndërtoi vendin për të përfutuar kriminelët dhe horrat e vetquajtur disident të dhjerokracisë.
Pikërisht për këto arsye vendosa të jap një ide shpërblimi dhe ndarje të aksioneve atyre njerëzve që vërtet kontribuan me sakrificat e tyre deri në vetmohim për këtë vend që ta grabisin horrat dhe kopilat e ballistëve, kriminelëve, tradhtarëve të këtij kombi me bekimet, firm e vulë nga politika e dhjerokracisë. Brezat dhe familjarët që kanë punuar në veprat e mëdha të jenë aksionerë të vegjël të këtyre veprave. Gjithashtu ata që nuk kanë punuar, kontribuar në rrugë, hekurudhë, hidrocentrale, shkolla me punë por me kundërshtime, sabotazhe, djallëzira kundër veprave të mëdha në dëm të realizmit socialist do duhet të paguajnë për marrjen e shërbimit/ve që u ofrohet, meqse u paguan si pseudodisidentë atëherë do duhet të paguajnë për përdorimin dhe marrjen e shërbimeve të tyre meqse ishin kundër tyre.

Ky është ligji bazë i kapitalizmit që kaq shumë na përplasin në surrat kupola e jashtëqitjes së bashku me të gjithë ata alabakë, kriminelë, ordinerë që punuan, vepruan kundër ndërtimit dhe rimëkëmbjes së vendit përgjatë viteve të realizmit socialist.
– Ata që kanë kontribuar me vetëdije, të vendosur, me sakrificë, të ndërgjegjshëm tu mundësohen lehtësira të cilat njihen nga ekonomia kapitaliste si benefite, të kenë ulje në përqindje në pagesat që kryejnë ndaj shtetit, kurse ata që na dërdëllisin se nuk i donin këto vepra dhe kërkojnë dëmshpërblime si pseudodisodent dhe të dënuar politikë të paguajnë çmimin real me të gjitha rritjet e tregut të lirë pa asnjë lehtësim.
Donit kapitalizëm, doni të drejtat tuaja, atëherë duhet të paguani se liria nuk është produkt falas, por ka koston dhe çmimin për tu paguar ashtu siç paguajnë në shoqëritë perëndimore. Sigurisht që ka edhe përgjegjsi, që do të tjotë se me siguri doni shërbime, por duhet të paguani një vlerë simbolike në formë takse ndaj vullnetarëve, aksionerëve që punuan dhe në saj të punës së tyre krekoseni dhe keni përfituar nga veprat e punuara nga prindërit tanë.

Kështu pra, përpara se të vendosni për ne dhe të paguajmë për të disatën herë kriminelët, horrat e këtij vendi në kurriz të puntorëve të vërtetë dhe përpara se të ktheni veprat publike në kompani private dhe ti jepni me konçension do duhet të merrni firmat e të gjithë asaj rinie që punuan për ti ndërtuar ato, meqse janë aksionerët dhe pronarët e vërtetë të tyre. Meqënëse sipas jush ky sistem i dhjerokracisë është sistem i drejtësisë, atëherë vendosni drejtësi e barazinë sipas meritave, punës, djersës, sakrificave dhe jo sipas përfitimeve dhe pagëzimeve të disidentëve prostitutave kriminelë në të virgjëra nga yshtje politikofetare.
Ashtu siç po paguani sabotatorët, tradhtarët, kriminelët, spiunët, vrasësit, hajdutët e pronës publike duhet të filloni të tregoni përgjegjësi edhe për pjesën që punoi e ndërtoi vendin. Kjo është ndarja më e mirë e mundshme sipas formulës së kapitalit, të cilin na e shitët me çekun e bardhë, por përkundrazi na erdhi pluhuri i bardhë i kokainës që e thithni para çdo dalje publike.
Me pak fjalë të gjithë ju që anatemoni veprat e realizmit socialist të cilat kontributet e punës vullnetare i jepte në formën e arsimit cilësor, strehimit, mjekësisë falas dhe të përgjegjshme në çdo skaj të vendit, të mbrojtjes, financave të qëndrueshme, e kështu me rradhë në çdo fushë të jetës së individit në komunitet. Nëse ju do filloni tu jepni atyre që punuan pjesën që u takon, atëherë mund tu jepni kriminelëve me dosje të fallsifikuara lekët e dëmshpërblimit të tyre.
Ndërkoh që duhet bërë një verifikim thellësor dhe thelbësor sesa nga këta janë kriminelë ordinerë, hajdut, pulaxhinj, vrasës që përfitojnë nën statusin e pagëzimit të “dënuarit politik”. Hapja e dosjeve duhet të shoqërohet me një hap të domosdoshëm dhe paraprak për të siguruar të drejtën e gjithsecilit cila anë qoftë ajo, ky është verifikimi i saktë i statusit të dënuarit politik. Një status i keqpërdorur dhe i përvetësuar për arsye përfitimi financiaropolitike nga të gjitha palët përgjatë viteve të regjimit tuaj dhimokratik.
Demokraci është të mos keqpërdoret asnjë palë, e mos tu hiqet e drejta asnjërës palë kundërshtuese. Në bazë të këtij parimi ky propozim është më i sakti dhe më i drejti në aspektin moral, juridik dhe financiar për të respektuar të gjitha palët.
Ju uroj përtypje, gëlltitje dhe tretje sa më të mirë nga ju.
Të fala nga celula.
Mos harroni. Vëzhgoheni, monitoroheni, dëshifroheni. Kujdes!”

/GazetaPremium