Take a fresh look at your lifestyle.

Meta : Historia e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprat e Rugovës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, shkruan GazetaPreimum.

Meta ka shkruar pas kesaj vizite se kontributet e Rugovës janë shembuj frymëzimi, ndërsa historia e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themelet e saja emrin dhe veprat e Rugovës.

Fotografia e Ilir Meta


Ky është shkrimi i tij i plotë:
Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.
Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.