Take a fresh look at your lifestyle.

Trump dëshmon vëmendje ndaj Kosovës, e quan fitore marrëveshjen e aviacionit Kosovë-Sërbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar me një cicërimë në Twitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, të arritur sot në Berlin të Gjermanisë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell.

E pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkt ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC,  ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Facebook.

/GazetaPremium